Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Greva e punëtorëve teknikë pritet të përfshijë edhe shkollat fillore

Pas shkollave të mesme në kryeqytet, pakënaqësitë e punëtorëve teknikë rreth pagave mund të zgjerohen edhe në institucionet e tjera arsimore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Valës së pakënaqësive në sektorin arsimor të kryeqytetit pritet t’i shtohen edhe institucionet fillore. Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se lëvizja sindikale do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për shlyerjen e obligimeve financiare dhe ekzekutimin e pagave të vonuara, të cilat kanë prekur edhe punonjësit e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Greva e punëtorëve teknikë pritet të përfshijë edhe shkollat fillore
Video · YouTube ↗

Gjatë një vizite në shkollën fillore «Meto Bajraktari», gazetarët nuk u lejuan të sigurojnë pamje nga hapësirat e brendshme, ndërkohë që autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse bojkotimi ka nisur tashmë brenda këtij institucioni.

Për ta ngritur shqetësimin e tyre, sindikalistët kanë organizuar një tubim protestues para ndërtesës komunale, i cili do të mbahet të premten nga ora 11:00 deri në 12:00.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →