Çitaku: Nuk kemi dallim në përmbajtje për Ligjin për Specialen
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me vonesa të theksuara, ndërkohë që në rend dite mbetet shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, i paraparë të fillonte në orën 10:00, ka shënuar vonesa prej mbi një ore e gjysmë, ndërsa në sallë janë parë vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ekipet e gazetarëve. Deputeti Burim Ramadani ka reaguar lidhur me këtë situatë, duke theksuar se ndonëse ata kanë qenë të pranishëm dhe të përgjegjshëm për detyrën, seanca ka ngecur. Përveç rishqyrtimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të kthyer nga Presidentja, rendi i ditës përfshin edhe votimin e propozim-rezolutave nga interpelanca me ministrin Arben Vitia për vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti pa terapi, si dhe për gjendjen në furnizimin me energji elektrike.
Gjatë paradites, ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Bedri Hamzën. Çitaku deklaroi se me kreun e LVV-së nuk kanë dallime në përmbajtje sa i takon Ligjit për Specialen, por vetëm në procedura. «Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedura. Diskutimet vazhdojnë...», tha ajo, duke shprehur besimin se ligji do të dalë në votim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar