Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:14 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:14 Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë pas akuzave13:05 Hetimet zbulojnë komunikime mes Agasit dhe Veliajt13:02 Vlora Hyseni shantazhon gazetaren Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së12:53 Reagimi i Kate Middleton pas incidentit në premierën e filmit12:49 Kufizimet e qarkullimit në Tiranë për aktivitetin “Tiranathlon 2026”12:46 Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të kalojnë 10 miliardë dollarë12:44 Kurti: S’do heqim dorë derisa të gjithë të marrin dënimin12:44 Trupi i pajetë dërgohet në IML pas gjetjes së një personi pa shenja jete në Mitrovicë12:44 Lumir Abdixhiku: Afrim Bunjaku mbetet simbol i shtetit dhe institucioneve12:39 Kërkesa ndërkombëtare për drejtësi në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa KOS

Çfarë thotë Zanfina Ismaili për familjen dhe skenën muzikore?

Ish-këngëtarja e larguar nga skena muzikore tregon pse preferon të qëndrojë beqare dhe pse epoka e saj me muzikën ka përfunduar që nga viti 2017.

Redaksia ZHURMA 18:04 1 min lexim
Çfarë thotë Zanfina Ismaili për familjen dhe skenën muzikore?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — E larguar prej shumë vitesh nga skena muzikore, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, ku iu përgjigj disa prej kurioziteteve të shumta të fansave.

Mes pyetjeve të ndryshme rreth jetës private, një ndjekës e ka pyetur nëse mendon të krijojë një familje së shpejti. Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, Ismaili publikoi një thënie në anglisht, ku shkruhej se duhet forcë për të qëndruar beqar në një botë ku shumë njerëz kënaqen me çfarëdo.

Me këtë mesazh, ajo la të kuptohet se preferon të mos bëjë asnjë kompromis me lumturinë e saj personale. Megjithatë, ajo nuk e la me aq, por shtoi me humor se është ende duke pritur që "hajmalia të japë efekt", duke treguar anën e saj shakatore me ndjekësit.

Nga ana tjetër, e pyetur nga një fans që i shprehu mungesën në skenë nëse do të rikthehej ndonjëherë në muzikë, Ismaili u përgjigj shkurt dhe me prerje: "Jo, me muzikë e kom kry në 2017-tën", duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj nga karriera muzikore.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet