Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Çfarë kërkoi BE-së nga politikanët serbë?

Bashkimi Evropian i kërkoi ata të shmangin deklaratat nxitëse dhe të respektojnë detyrimet në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Bashkimi Evropian i ka kërkuar politikanët serbë të shmangin deklaratat nxitëse dhe të respektojnë detyrimet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas një deklarate të ministrës Snežana Paunović, e cila tha se në vend të Slobodan Milošević do të “kryente spastrim etnik në Kosovë”.

Çfarë kërkoi BE-së nga politikanët serbë?
Foto: Snežana Paunović in 2025 / Wikimedia Commons

Anita Hipper, zëdhënësja e politikës së jashtme të BE-së, deklaroi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo nxit spastrimin etnik, duke theksuar se këto deklarata shkelin vlerat mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian, si dinjiteti njerëzor dhe pajtimi.

BE-ja theksoi se këto qëndrime bien në kundërshtim me detyrimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke kërkuar që udhëheqësit politikë të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti në rajon.

Në përgjigje të deklaratës, Kosova shpalli “non grata” ministren serbe, duke theksuar që retorika e mbushur me urrejtje mund të rrezikojë procesin paqësor dhe ndërkombëtar në Ballkan.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 23 kamera →