Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse Canaj dhe Demaj munden marrëveshjen?

Kurti mund të çojë vendin edhe dy herë në zgjedhje, thotë Canaj

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Debati për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike mes partive ka sjellë përplasje mes analistit Blerim Canaj dhe Emanuel Demajt. Canaj kritikoi mënyrën e komunikimit mes subjekteve politike dhe pretendoi se brenda skenës politike ka pasur mesazhe dhe kalkulime për bashkëpunime të mundshme. “Edhe pse Dejona Mihali i çon porosi Donika Gërvallës që të dalë e të thotë se ne nuk bëjmë marrëveshje me PDK-në në asnjë moment, ju lutem mos bëni hajgare kështu, Emanuel, se është gjynah prej qytetarëve. Albin Kurti do të na çojë në zgjedhje në tetor dhe pastaj në dhjetor”, tha Canaj.

Pse Canaj dhe Demaj munden marrëveshjen?
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Emanuel Demaj, i cili ka thënë se përgjegjësia për mungesën e marrëveshjeve nuk mund t'i atribuohet vetëm Kurtit. “Ai po të thërret, hajde zotëri, ti nuk po guxon të shkosh. A ka faj Kurti që LDK-ja nuk po i bën votat? A ka faj Kurti që Sami Lushtaku nuk po e lë Hamzën të shkojë të bëjë marrëveshje?”, tha Demaj.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme