Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zjarrfikësit dhe punëtorët riparojnë tri ndërtesat e rrezikuara në Çair

Kryetari Izet Mexhiti njoftoi formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve dhe shtoi se ka komuna që kanë pësuar shumë më tepër.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Punëtorët e Ndërmarrjes Publike të Çairit dhe ekipet e zjarrfikësve kanë sanuar dëmet e stuhisë në tri ndërtesa të rrezikuara në Fushë Tophanë, në rrugën Pavle Iliq dhe tek objekti "Metro". Në këto lokacione gjysma e kulmit kishte rënë dhe pjesa tjetër rrezikonte të shembej.

Zjarrfikësit dhe punëtorët riparojnë tri ndërtesat e rrezikuara në Çair
Foto: Damage to The O2 Arena's tent caused by Storm Eunice / Wikimedia Commons

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, falënderoi publikisht punëtorët që punuan deri në orët e vona për mënjanimin e dëmeve. Mexhiti mohoi që Çairi të jetë komuna më e goditur nga ky mot i lig, duke vënë në dukje se Karposhi, Qendra dhe Aerodromi kanë pësuar dëme shumë më të mëdha.

Përveç angazhimit të ndërmarrjeve publike të qytetit si Higjiena Komunale dhe Parqet dhe Gjelbërimi, autoritetet lokale kanë formuar edhe komisionin për vlerësimin e plotë të dëmeve në terren. Puna për pastrimin e plotë dhe riparimin e dëmeve të tjera po vazhdon me intensitet.

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme