Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:29 Duka kërkon përgjegjësi dhe profesionalizëm nga arbitrat e Kategorisë së Parë22:19 VAKAT i bashkohet Marshit për Liri me thirrje për boshnjakët22:12 Mjekët kërkuan në IA si ta shpëtonin këngëtarin grek Mazonakis22:06 Rama: Pa emrin e Kushner, protesta nuk do merrte këto përmasa21:49 Mastantuono shënon dy herë në një minutë, Fiorentina përmbys Venecian21:42 Protesta në Tuz vazhdon pas anulimit të shkarkimit të profesorit21:39 Rrahmani pensionohet nga Kosova, sulmon drejtuesit e FFK-së21:34 E-biking në Bjeshkët e Nemuna, eksplorim profesional i rutave21:24 Pesë të vdekur nga përmbysja e autobusit me turistë holandezë në Zvicër21:19 Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm, zëvendëson Besfort Lamallarin
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa KOS

Kinemaja Verore e Lumbardhit mbyll korrikun me "Butterflies"

Filmi i regjisorit turk Tolga Karaçelik sjell historinë e tre vëllezërve dhe motrave të larguar prej njëri-tjetrit

Redaksia ZHURMA 13:37 Përditësuar 18:00 1 min lexim
Kinemaja Verore e Lumbardhit mbyll korrikun me "Butterflies"
FOTO · Foto: Kino Lumbardhi 9 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRIZREN — Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit, i cili po zhvillohet në hapësirën DokuKino Plato në Prizren do të përmbyllë ciklin e shfaqjeve për muajin korrik me filmin "Butterflies" nga regjisori turk Tolga Karaçelik. Sipas organizatorëve, gjatë këtij muaji Kinemaja Verore ka sjellë një seri filmash nën temën "Përtej rebelimit dhe absurdit", duke trajtuar forma të ndryshme të zbulimit të identitetit, marrëdhëniet familjare dhe shoqërore, si dhe mënyrën se si kinemaja na nxit të reflektojmë mbi barrierat që ndërtohen në shoqëri.

Programi nisi me filmin "Persepolis", me regji nga Marjane Satrapi dhe Vincent Parannoud, ndërsa javën pasuese u shfaq filmi "Corpus Christi", me regji nga Jan Komasa. Ndërsa filmi i fundit për muajin korrik, "Butterflies" sjell historinë e tre vëllezërve dhe motrave të larguar prej njëri-tjetrit, e cila ndërthuret me motive surrealiste të jetës rurale.

Shfaqja e "Butterflies" do të mbahet të premten më 31 korrik, në DokuKino Plato në Prizren, duke filluar nga ora 20:30. Programi i Kinemasë Verore të Lumbardhit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) "EJA Kosovë", bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia, si dhe nga DokuFest. Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/butterflies-permbyll-kinemane-verore-te-lumbardhit-per-muajin-korrik/
— Redaksia ZHURMA

Komentet