Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pesë të vdekur nga përmbysja e autobusit me turistë holandezë në Zvicër

Pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën pasi një autobus turistik holandez u përmbys në Zvicrën lindore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me turistë holandezë u përmbys në një zonë të thellë alpine në lindje të Zvicrës. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Susch, në kantonin Graubünden, ku autobusi me 45 turistë holandezë doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një zonë ndërtimi.

Pesë të vdekur nga përmbysja e autobusit me turistë holandezë në Zvicër
Foto: sinjali.com

Sipas policisë zvicerane, tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtatë kanë pësuar lëndime të moderuara, ndërsa 30 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan shtatë helikopterë dhe 13 ekipe ambulancash, të cilat transportuan të plagosurit në spitale të ndryshme.

Autobusi po udhëtonte nga Zernez në drejtim të Suschit kur, në një zonë ku po zhvilloheshin punime, u përplas me një barrierë mbrojtëse. Policia Kantonale e Graubündenit e ka cilësuar rastin si vetaksident, ndërsa rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit janë ende nën hetim nga Prokuroria Publike e Graubündenit.

Identiteti i pesë viktimave ende nuk është bërë i ditur. Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka reaguar duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për familjet e viktimave. Ngushëllime kanë shprehur edhe Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Holandës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme