Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:38 Studimet tregojnë se qenët përmirësojnë shëndetin e njeriut07:35 Lumturije Nonaj, vetja lahutare vajzë që e mban të gjallë trashëgiminë07:30 Riola Xhemaili shënon golin e fitorës për Comon në Serie A Women07:25 KISH kualifikon 6 bashkime për projektin e ish-Fushës së Aviacionit07:22 Mateo ndan selfie familjare me Brikenë në makinë06:59 6 tetor 1968: Flamuri kuq e zi shfaqet publike në Prishtinë06:58 Isuf B. Bajrami: Protestat në Prishtinë reflektojnë luftë të padukshme dhe kërkesat për…06:50 Duoja e Kosovës mban kreun e tabelës së topave të fituar në Ligën e Kombeve06:29 Julia Vins thye rekorde botërore në peshëngritje06:24 Benita Zena reagjon ndaj komenteve për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

Çfarë tregojnë burimet e hershme për Betejën e Kosovës?

Kronika turke e Konstantin Mihailoviqit përmend emrin e vrasësit të sulltan Muratit si Milosh Kobila

Redaksia ZHURMA 21:54 Përditësuar 18:14 1 min lexim
Çfarë tregojnë burimet e hershme për Betejën e Kosovës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kur studiohet Legjenda e Kosovës në veprën e Konstantin Mihailoviqit “Kujtimet e Jeniçerit ose Kronika Turke” e vitit 1497, përveç kompleksitetit të marrëdhënies midis traditës popullore dhe burimeve të shkruara, veçanërisht duhet të merret në konsideratë se në disa kronika turke, së bashku me përshkrimin e vrasjes së Muratit, përmendet emri i vrasësit: Milosh Kobila.

Ndërsa vepra e Konstantinit u shkrua në polonisht, në një mjedis të huaj, polak, dhe për këtë arsye nuk përfshihet në burimet serbe rreth Betejës së Kosovës.

Konstantini jetoi dhe shkroi në gjysmën e dytë të shekullit XV, pra në kohën kur tashmë mund të ekzistonin poezi kalorësiake serbe rreth Betejës së Kosovës, që do të thotë se ai mund të ishte ndikuar nga tradita serbe e Kosovës.

Është e mundur që Konstantini (Mihailoviqi) të ketë transmetuar gjegjësisht transferuar emrin e Milosh Kobila-s nga tradita turke e Kosovës dhe të cilin, siç dihet, ai nuk ka mundur ta zbulonte apo të mësonte për të nga burimet e shkruara serbe.

Është karakteristikë e këtij autori që në përputhje me simpatitë e tij për centralizmin turk, ai nuk do ta lavdërojë aspak vrasësin e sulltanit – Miloshin.

Ai do ta përmendë atë vetëm si vrasës, dhe në vend të kalorësit besnik ndaj zotit të tij, do të prezantojë një figurë tjetër legjendare: vojvodën e Toplicës – Krajmirin.

Për shkak të gjithë kësaj, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm kur e hulumtojmë traditën popullore të Kosovës te ky autor interesant, por unik dhe origjinal.

Nuk duhet harruar se në kronikë, ai, para së gjithash, jep qëndrimin e tij ndaj ngjarjeve.

Prandaj me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë mund të themi në fund të këtij shqyrtimi të burimeve të hershme rreth Betejës së Kosovës në gjuhën serbo-sllave, turke, persiane, greke, italiane dhe polake?

Edhe pse një numër relativisht i madh shkrimesh për Betejën e Kosovës nga shekulli XV janë ruajtur, shtigjet prej tyre deri te legjenda janë mjaft të ndërlikuara.

Burim: Koha.net

— Redaksia ZHURMA

Komentet