Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Burgasi do të mikpresë Festivalin e Këngës Eurovision 2027

Qyteti bregdetar bullgar u zgodh për të organizuar edicionin e ardhshëm të Eurovisionit, pasi mposhti konkurrencën e qyteteve të tjera.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SOFJE — Qyteti bregdetar bullgar i Burgasit do të mikpresë Festivalin e Këngës Eurovision vitin e ardhshëm, u njoftua në një konferencë të përbashkët për shtyp të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

Burgasi do të mikpresë Festivalin e Këngës Eurovision 2027
Foto: BTA / Zhurnal.mk

Dy gjysmëfinalet e këtij edicioni do të zhvillohen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 15 maj. Katër qytete bullgare kishin shprehur fillimisht interes dhe kishin paraqitë ofertat e tyre: Burgasi, Varna, Plovdivi dhe Sofja.

Pas një procesi përzgjedhjeje që nisi në muajin qershor, një komitet i përbërë nga përfaqësues të BNT, EBU-së dhe ekspertë të fushës shqyrtuan ofertat duke vlerësuar specifikimet teknike dhe standardet e prodhimit. Gjatë këtij procesi, Varna dhe Plovdivi u eliminuan, duke lënë vetëm Burgasin dhe Sofjen në garën finale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme