Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa SHQ

Rama promovon bujtinën 'Oxhaku i Doçit' në Lurë

Kryeministri Edi Rama vlerëson këtë destinacion të veçantë turistik

Redaksia ZHURMA 01:54 1 min lexim
Rama promovon bujtinën 'Oxhaku i Doçit' në Lurë
FOTO · Foto: Lurë from top - Mapillary (Cb71KfUc-TyHmbgA0TAS8A) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Sipërmarrjet agroturistike janë kthyer në promotor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik duke rritur punësimin dhe promovimin e zonave rurale. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, shembullin e bujtinës "Oxhaku i Doçit" që ndodhet në Lurë.

Rama e konsideroi këtë sipërmarrje, një destinacion të veçantë turistik, i rrethuar nga natyra, që u ofron vizitorëve qetësi dhe një përvojë fantastike. "E mbështetur nga AZHBR, ajo ka një kapacitet prej 12 dhomash dhe, në bashkëpunim me familjet fermere të zonës, siguron produkte të freskëta për përgatitjen e gatimeve tradicionale, duke sjellë në tryezë shijet dhe traditat e Lurës", tha Rama.

Bujtina "Oxhaku i Doçit" në Lurë është një ndër shembujt e turizmit rural cilësor, ku tradita, natyra dhe kujdesi për detajin bashkohen për t’i ofruar çdo vizitori një eksperiencë autentike shqiptare. Vitet e fundit potenciali turistik i zonave rurale ka krijuar mundësi shumë të mira për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, të cilat janë shndërruar në destinacionin e preferuar për vizitorët, në çdo stinë të vitit.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/31/bujtina-oxhaku-i-docit-ne-lure-pervoje-fantastike-per-vizitoret/

— Redaksia ZHURMA

Komentet