Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Bllokohet në Mal të Zi një kontejner me 24 tonë mish të skaduar për Kosovë

Autoritetet e Malit të Zi bllokuan një kontejner me 24 tonë mish të skaduar nga Brazili, i cili ishte i destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një sasi prej 24 tonë mish me afat të skaduar nga Brazili, e destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”, u bllokua nga autoritetet e Malit të Zi. Siç raporton gazeta malazeze Vijesti, kontejneri me 24 tonë mish me afat të skaduar u ndalua nga Dogana e Malit të Zi në Portin e Tivarit. Afati i përdorimit të mishit të porositur nga kompania kishte skaduar në muajin maj.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net

Zyrtarët e Administratës Doganore kontrolluan një kontejner me mish viçi të ngrirë që përmbante 1,321 paketa. Gjatë kontrollit u konstatua se afati i përdorimit të mishit kishte skaduar, tha administrata doganore malazeze. Autoritetet malazeze ndaluan gjithashtu tre kontejnerë të tjerë me mish viçi më parë, pasi u konstatua se deklaratat origjinale ishin hequr dhe zëvendësuar me deklarata të tjera.

Administrata Doganore theksoi se ka ndaluar tranzitin e mishit me peshë totale prej më shumë se një qind tonësh. Për këto ngjarje është njoftuar edhe Organizata Botërore e Doganave, në mënyrë që administratat e tjera të jenë të informuara. Kompania “Apetit SHPK” është e vendosur në Kosovë dhe merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme