Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, vendi ka nevojë për qetësi dhe dialog

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj protestave dhe akteve të dhunës, duke bërë thirrje për maturi, qetësi dhe hapësirë dialogu.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë dy ditëve të fundit në vend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai ka deklaruar se zëri i çdo qytetari dhe i të rinjve meriton të dëgjohet, por ka theksuar se ‘’dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja’’.

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, vendi ka nevojë për qetësi dhe dialog
Foto: ata.gov.al
Video · Facebook ↗

Sipas kreut të shtetit, dhuna dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike. Ai u ka bërë thirrje protestuesve dhe aktorëve të përfshirë të shmangin përplasjet, të zgjedhin maturinë dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.

Gjithashtu, Begaj ka inkurajuar forcat e rendit në detyrën e tyre dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, qofshin policë apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që i jep Kushtetuta, ai ka theksuar se mbetet i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →