Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mbi 20 të rinj të shoqëruar pasi përfundoi protesta në Korçë

Protesta pesëorëshe në Korçë përfundon me tensione, dëmtime godinash dhe shoqërime në polici.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KORÇË — Mbi 20 të rinj janë shoqëruar në komisariat pas përfundimit të protestës pesëorëshe në qytetin e Korçës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje masive, ku krahas gjimnazistëve iu bashkuan edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare. Gjatë protestës u bllokuan disa prej akseve rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Mbi 20 të rinj të shoqëruar pasi përfundoi protesta në Korçë
Foto: zhurnal.mk

Nga incidentet u raportuan dëmtime në ambientet e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë së Korçës. Përplasjet sollën edhe persona të lënduar nga të dyja palët, mes tyre efektivë policie dhe protestues, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 27 kamera →