Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kush kërkon zgjedhje të reja në LDK?

Ai thotë se kryetari i LDK-së duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin kur humbet zgjedhjet

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e saj. Beqiri ka thënë se në LDK ekziston një standard i vendosur ndër vite, sipas të cilit kryetari merr përgjegjësi pas humbjes së zgjedhjeve.

Kush kërkon zgjedhje të reja në LDK?
Foto: Ismet Beqiri / Wikimedia Commons

Sipas Beqirit, LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet e saj, duke kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut. Beqiri tha se ka qenë tradite që kryetari të marrë përgjegjësi për rezultatin. “Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët.

LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka thënë ndër tjerash Beqiri.

Përndryshe, kryetari LDK-së Lumir Abdixhiku pas deponimit të nënshkrimeve nga disa delegatë për Kuvend të ri zgjedhor, ka thënë se ka autorizuar sekretariatin të fillojë përgatitjet për një Kuvend të tillë.

*Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/630224/beqiri-kerkon-doreheqjen-e-abdixhikut-kur-humben-zgjedhjet-kryetari-leshon-rruge/*

*— Redaksia ZHURMA*

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme