Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë RAJ

Pse ia 'mbylli' BE-ja derën Serbisë për Kapitullin e 3-të?

Tetë shtete anëtare të BE-së nuk i dhanë dritën e gjelbër hapjes së Kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë

Redaksia ZHURMA 14:35 Përditësuar 17:52 1 min lexim
Pse ia 'mbylli' BE-ja derën Serbisë për Kapitullin e 3-të?
FOTO · Foto: Marta Kos 2024 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), nuk i dhanë dritën e gjelbër hapjes së Kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë gjatë takimit të sotëm në Bruksel. Bëhet fjalë për një dokument jozyrtar (non-paper) të Komisionit Evropian, në të cilin rekomandohet hapja e këtij kapitulli, sipas çfarë shkruan edhe nova.rs.

Sipas burimeve diplomatike, tetë shtete anëtare të BE-së u shprehën kundër lejimit të këtij hapi të ri në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Në mesin e tyre janë Holanda, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Suedia, si dhe tri shtetet baltike – Estonia, Lituania dhe Letonia. Sipas informacioneve jozyrtare, çështja pritet të ridiskutohet në mbledhjen e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm, e cila është caktuar për 13 korrik, por aktualisht nuk ka shenja se vendet kundërshtuese do të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar më herët gjatë këtij muaji që shtetet anëtare të miratonin hapjen e Kapitullit të 3-të, duke vlerësuar se, edhe pse jo të gjitha prioritetet politike janë përmbushur plotësisht, Beogradi ka bërë përparim të mjaftueshëm për të kaluar në fazën e radhës të negociatave të anëtarësimit. Ky vlerësim u mbështet në një dokument informues të Komisionit Evropian, si dhe në një dokument të veçantë që Qeveria e Serbisë ua dërgoi më 3 korrik vendeve anëtare të BE-së.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, declaroi ditët e fundit gjatë debatit në Parlamentin Evropian se hapat e fundit të reformave të ndërmarra nga qeveria serbe ishin baza mbi të cilën Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e Kapitullit të 3-të. Ajo theksoi se është shënuar përparim në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, ndërsa zhvillimet e fundit lidhur me funksionalizimin e Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) janë inkurajuese.

Burim: Ora News, Zhurma — Redaksia ZHURMA

Komentet