Behare Maksutaj largohet nga shtëpia e BBVK 5 për shkak të një situate jashtë
Banorja e Big Brother VIP Kosova 5 detyrohet të lërë spektaklin për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5” për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë saj. Ky zhvillim u konfirmuar përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në rrjetin social Instagram, ku theksohet se një ngjarje e tillë e ka detyruar atë të lërë garën në këtë moment. Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura detajet e hollësishme rreth kësaj situate dhe nuk dihet ende nëse largimi i saj është përfkohshëm apo përfundimtar nga shtëpia më e famshme në vend.
Kujtojmë se më parë kjo banore ishte përfshirë në debate brenda shtëpisë, përfshirë akuzat e drejtuara ndaj banorëve të tjerë.