Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Bebe Rexha pozon me model mashkull për Flaunt, flet për albumin e ri

Këngëtarja shqiptare tërheq vëmendjen me setin fotografik dhe intervistën për revistën, ku rrëfen kapitullin e ri si artiste e pavarur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Bebe Rexha ka zgjuar reagime të shumta në rrjetet sociale me setin e saj të fundit fotografik për “Flaunt Magazine”, ku shfaqet pranë një modeli mashkull të zhveshur. Imazhet provokuese kanë bërë xhiron e mediave, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur edhe për karrierën e saj.

Bebe Rexha pozon me model mashkull për Flaunt, flet për albumin e ri
Foto: tetovasot.com

Në intervistën për revistën, Rexha ka rrëfyer se ndihet e rigjallëruar dhe më e lirë kreativisht pas publikimit të albumit “Dirty Blonde”, i cili përmban 13 këngë dhe debutoi në krye të “Billboard Top Dance Albums”. Ajo ka folur gjithashtu për vendimin për të vazhduar si artiste e pavarur, pas më shumë se një dekade me “Warner Records”, duke iu bashkuar labelit EMPIRE.

Ky kapitull i ri shënon një periudhë më eksperimentale për këngëtaren, si në muzikë ashtu edhe në imazhin publik.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme