Feronikeli ’74 dhe Llapi synojnë fitoren në Superligë
Feronikeli ’74 dhe Llapi përballen në kuadër të javës së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Feronikeli ’74 dhe Llapi përballen në kuadër të javës së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa të dyja skuadrat synojnë fitoren pas rezultateve negative. Vendasit vijnë pas barazimit dy me dy me Drenicën në transfertë, kurse Llapi kërkon të reagojë pas humbjes minimale një me zero ndaj Ballkanit në Suharekë. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Feronikeli ’74 mban vendin e tetë me shtatë pikë, ndërsa Llapi renditet i nënti me tre pikë të grumbulluara. Trajnerët Elon Berisha dhe Tahir Batatina kanë bërë publike zgjedhjet e tyre për këtë takim, duke publikuar formacionet zyrtare.