Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Barcelona synon transferimin e mbrojtësit Ruud Nijstad

Klubi katalunas ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Twentes, Ruud Nijstad, ndërsa për shërbimet e tij konkurrojnë edhe disa skuadra të tjera të mëdha.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klubi spanjoll Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të talentuar holandez, Ruud Nijstad, i cili aktivizohet te skuadra e Twentes. Sipas raportimeve, katalunasit kanë shfaqur interesim të madh për futbollistin 18-vjeçar, i cili është afirmuar në ekipin e parë dhe ka regjistruar 20 paraqitje duke luajtur kryesisht si qendërmbrojtës, por edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Barcelona synon transferimin e mbrojtësit Ruud Nijstad
Foto: insajderi.org

Përveç angazhimit të tij në klub, lojtari është pjesë e përfaqësueses U21 të Holandës, ndërsa situata e tij po ndiqet nga afër edhe nga klube të tjera evropiane si Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. Për ta lënë të lirë mbrojtësin e ri, Twente kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij.

Një lëvizje e mundshme gjatë afatit kalimtar të janarit nuk përjashtohet, pavarësisht se klubi holandez preferon që lojtari të qëndrojë në huazim deri në përfundim të sezonit. Barcelona kishte pasur kontakte të mëparshme me Twenten për transferimin e tij, por marrëveshja nuk ishte arritur dhe futbollisti kishte vendosur të vazhdonte karrierën në Enschede.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme