Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Barcelona synon huazimin e Estevaos në janar

Klubi katalunas po shikon mundësinë e marrëveshjes me Chelsean për talentin brazilian, i cili ka mungesë hapësire.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po shqyrton mundësinë e transferimit të talentit brazilian Estevao nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediave, 19-vjeçari nuk po arrin të sigurojë hapësirën e dëshiruar te klubi londinez, duke regjistruar vetëm 269 minuta lojë këtë sezon dhe duke mbetur në bankën rezervë në përballjen kundër Liverpoolit.

Barcelona synon huazimin e Estevaos në janar
Foto: epokaere.com

Barcelona kishte shprehur interesim për shërbimet e lojtarit edhe para transferimit të tij te Chelsea. Megjithatë, realizimi i kësaj lëvizjeje paraqet vështirësi, pasi vetë futbollisti duhet të kërkojë largimin në formë huazimi dhe klubi anglez duhet të jep pëlqimin e tij për marrëveshjen.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme