Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Pse Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqet në Austri dhe Itali?

Trupa prezanton shfaqjen "Terminal" dhe "Carmina Burana" për herë të parë në kryeqytetin italian

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë prezantimin e artit kosovar në skenën ndërkombëtare, duke shënuar paraqitjen e parë në Austri dhe Itali. Më 15 korrik, trupa do të prezantojë shfaqjen "Terminal" në edicionin e 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival në Graz të Austrisë. Më pas, më 18 dhe 20 korrik, "Carmina Burana" do të shfaqet në Romë dhe Lecce, duke shënuar edhe paraqitjen e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian.

Pse Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqet në Austri dhe Itali?
Foto: Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, tha se këto paraqitje dëshmojnë cilësinë e artistëve kosovarë dhe rolin e kulturës si urë bashkëpunimi dhe promovimi për Republikën e Kosovës, duke theksuar se ministria do të vazhdojë ta mbështesë prezantimin e artit dhe kulturës kosovare në arenën ndërkombëtare.

Burim: KultPlus, https://kultplus.com/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme