Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Bajrami përmend në Kuvend premtimet e vjetra të Kurtit për rrymën

Hykmete Bajrami ka rikthyer deklaratat e Albin Kurtit për qymyrin dhe çmimin e energjisë gjatë debatit në Kuvend.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Gjatë debatit për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje deklaratat e dikurshme të kryeministrit Albin Kurti rreth rezervave të qymyrit dhe uljes së çmimit të rrymës. Sipas deputetes, kreu i ekzekutivit dikur premtonte se qytetarët do të paguanin më lirë energjinë, duke u bazuar në faktin se vendi ka rezerva të mëdha dhe se Kosova «flen mbi qymyr».

Bajrami përmend në Kuvend premtimet e vjetra të Kurtit për rrymën
Foto: voxkosova.com
Video · Kallxo.com · YouTube ↗

Gjatë fjalës së saj, Bajrami i është drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke i kërkuar llogari për punën e deritanishme në krye të dikasterit dhe duke shtuar se ajo është për rreth gjashtë vite në këtë post. «Sot bëhen pesë vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri. Ju është dashur që të bëni diçka më tepër sesa të krahasoheni me të kaluarën. Por edhe me u krahasu me të kaluarën, nuk e kemi problem atë punë», ka deklaruar ajo, duke kritikuar mungesën e rezultateve konkrete dhe krahasimet e vazhdueshme me qeveritë e kaluara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme