Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat

Deputetja Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë e Kosovës për mbështetjen në bujqësi, duke përmendur dëmet e pakompensuara dhe mungesën e granteve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ekzekutivit për qasjen ndaj sektorit bujqësor, duke theksuar se raportet e qeverisë po demantohen nga realiteti në terren. Sipas saj, ende ekzistojnë dëme të pashlyera nga viti 2023, ndërsa u referua edhe dëmeve të shkaktuara nga breshëri gjatë muajve të verës në komunën e Istogut.

Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat
Foto: veriu.info

Gjatë një reagimi publik, ji është ndalur te çështja e thirrjeve për grante, duke ngritur shqetësimin se për vitin 2026 ajo nuk është hapur ende. «Për më tepër sipas bujqve ende s’qenka hapur thirrja për grante për vitin 2026. E sot data është 27 nëntor. KUR?», ka shkruar ajo.

Ajo ka akuzuar gjithashtu se buxheti është shpenzuar për qëllime zgjedhore, çka po i detyrohet prodhuesit vendorë të kërkojnë mbështetje financiare private. «Nuk mundesh me i thënë bujkut ‘të kam ndihmur’ kur ai ka marrë kredi në institucione mikrofinanciare me normë interesi 22%, për t’i mbjellë arat sepse ti e ke shpenzu buxhetin për zgjedhje», ka thënë ajo, duke shtuar se qytetarët janë më të mençur se ç'vlerëson ekzekutivi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme