Zhurma Press E Martë · 01 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:00 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:54 Katie Price shfaqet me bikini provokuese në plazhin e Marbella-s07:49 Kokaj: Gati për aksion deri në largimin e qeverisë07:37 Nxënësit fillojne vitin shkollor me kurrikulë të skaduar, Ministria e Arsimit pa përgjigje07:31 Prishtina mposht Llapin 4:0, Drita fiton ndaj Vushtrrisë07:25 Dolce zbulon lidhje të re dashurie, nuk është as Edi as Limi07:20 Komunat protestojnë sot para Qeverisë kundër ndërhyrjeve në kompetencat e tyre07:15 Ministria e Transportit punon për marrëveshje dypalëshe me vendet e Shengenit për viza …07:14 Mucunski dhe Hooker vlerësojnë partneritetin strategjik me SHBA-në07:13 Banka Popullore: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut po ngadalësohet07:02 Kryetari i Vitisë uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin shkollor 2026/2027
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi KOS

Çfarë do të sjellë Avni Orllati në Kosovë?

Investitori zviceran nisur një park solar 105 MW në Kramovik të Rahovecit

Redaksia ZHURMA 03:06 Përditësuar 17:15 2 min lexim
Çfarë do të sjellë Avni Orllati në Kosovë?
FOTO · Foto: Acacias-Centre (Geneva), démolition-38 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Avni Orllati, investitor nga Zvicra, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e energjisë së pastër në Kosovë, parkun solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Kramovik të Rahovecit. Përmes kompanisë Orllati Group, e zhvilluar në Zvicër, Orllati po sjell në Kosovë përvojën, kapitalin dhe standardet e punës të krijuara ndër vite jashtë vendit.

Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e energjisë së pastër në Kosovë, parkun solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Kramovik të Rahovecit. Përmes kompanisë Orllati Group, e zhvilluar në Zvicër, Orllati po sjell në Kosovë përvojën, kapitalin dhe standardet e punës të krijuara ndër vite jashtë vendit. Gjatë fillimit të punimeve për këtë projekt, Orllati u shpreh i kënaqur që një investim i tillë po realizohet në Kosovë, duke e cilësuar atë si një projekt me rëndësi të veçantë për energjinë e pastër dhe zhvillimin e sektorit energjetik.

“Jam shumë i kënaqur me qenë sot para juve. E falënderoj Qeverinë që na ka dhënë mundësinë për me pasë rastin me bë këtë projekt. Është shumë i rëndësishëm për Kosovën, për neve, edhe me qenë energjia e pastër”, deklaroi Orllati, transmeton albinfo.ch . Sipas tij, në këtë park solar do të vendosen rreth 1.2 milionë metra katrorë panele, duke e bërë këtë një investim me përmasa të mëdha në prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Orllati falënderoi institucionet, ekipet profesionale dhe partnerët që kanë punuar për përgatitjen dhe nisjen e projektit, duke theksuar se realizimi i tij ka kërkuar angazhim dhe përkushtim për një periudhë të gjatë. “Projektet e mëdha i kanë disa pengesa të vogla, por kryesorja sot është që puna ka nisur dhe ka me vazhduar”, tha ai.

Kompania Orllati Group, e zhvilluar në Zvicër, është një shembull i investimit të diasporës në Kosovë, duke kthyer përvojën dhe kapacitetet e krijuara jashtë vendit në një projekt strategjik brenda vendit. Parku solar në Kramovik vjen pas një ankandi konkurrues të Ministrisë së Ekonomisë, ku çmimi prej 48.88 euro për megavat-orë u përcaktua përmes garës ndërmjet ofertuesve. Projekti pritet të kontribuojë në rritjen e prodhimit vendor të energjisë dhe në forcimin e furnizimit me energji nga burime të pastra.

— Burim: Albinfo.ch, https://www.albinfo.ch/avni-orllati-sjell-ne-kosove-pervojen-e-zvicres-me-parkun-solar-105-mw-ne-kramovik/

Komentet