Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Deputetja Hykmete Bajrami flet për shifrat e tregtisë dhe kritikon Qeverinë për politikat ndaj bizneseve.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësimin se deficiti tregtar i vendit ka arritur në shifrën prej 5.39 miliardë eurosh gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026. Ajo ka bërë të ditur se nga janari deri në tetor importet e mallrave kanë kapur vlerën e 6.35 miliardë eurove, ndërsa eksportet kanë arritur vetëm në 960 milionë euro. Sipas saj, kjo tregon se për çdo 100 euro mallra të importuara, Kosova ka eksportuar vetëm 15 euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, eksportet janë rritur për 185 milionë euro dhe importet për 492 milionë euro, duke bërë që deficiti të thellohet edhe për 306 milionë euro.

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro
Foto: rtv21.tv

Deputetja e LDK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë për qasjen ndaj bizneseve vendore, duke përmendur vonesat në subvencione, mungesën e kompensimit për dëmet në bujqësi dhe kostot e larta të prodhimit. Ajo ka veçuar se aplikimi i plotë i akcizës dhe TVSH-së në karburante rëndon prodhuesit vendorë dhe favorizon produktet e importit. «Me thanë asgjë është e padrejtë, sepse në plot raste po i persekuton bizneset vendore, po i vonon subvencionet e nuk po i kompenson dëmet në bujqësi e si asnjë qeveri tjetër në rajon po merr të plotë akcizën e TVSH-në në karburante, duke rritur koston e prodhimit e duke krijuar hapësirë për produktet e importit», ka shkruar ajo. Në fund, Bajrami ka kërkuar përgjigje se çfarë po ndërmerret për t'ua lehtësuar kostot prodhuesve, për të rritur shitjet në tregun e brendshëm dhe për të siguruar depërtim në tregje të ja ndërkombëtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme