Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë thotë Vuçiq për krerët e Kishës Ortodokse Serbe në audioincizim?

Ermal Panduri publikon pjesë të bisedës së presidentit serb me ish-nënkryetarin e Graçanicës, ku ky i fundit kërcënon klerikë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Moderatori Ermal Panduri ka publikuar një audioincizim të kapur nga organet e sigurisë, ku dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedë me ish-nënkryetarin e Graçanicës, Serxhan Popoviq.

Çfarë thotë Vuçiq për krerët e Kishës Ortodokse Serbe në audioincizim?
Foto: telegrafi.com

Në incizimin e siguruar nga RTV Dukagjini dhe i konfirmuar nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë, Vuçiq i thotë Popoviqit për krerët e Kishës Ortodokse Serbe: "këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit; përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë".

Panduri njoftoi se sonte do të transmetohet vetëm një pjesë e materialit, ndërsa ditët në vazhdim do të publikohet i plotë. Sipas tij, Vuçiq ngre gjithashtu dilema se kush i financon krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Organet e sigurisë së Kosovës janë në dijeni të komunikimit dhe po punojnë për të zbardhur detaje.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme