Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Çfarë pret Astana para ndeshjen ndaj Dinamos?

Trajneri Grigori Babajan parashikon peripeci e vështirësi për sfidën

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

ASTANA — Trajneri i Astanës, Grigori Babajan, ka shpjeguar se ekipi i tij do të përballet me peripeci të mirëfillta e vështirësi për sfidën ndaj Dinamos në Ligën e Konferencës. Skuadra kazake ka vështirësi financiare dhe është dashur të rregullojë udhëtimin drejt Shqipërisë me tranzite të gjata që padyshim do të vështirësojnë përgatitjen për ndeshjen. Përveç kësaj, skuadra duhet të kthehet menjëherë në Kazakistan, sepse me datë 12 korrik ka një ndeshje kundër Aktobes.

Çfarë pret Astana para ndeshjen ndaj Dinamos?
Foto: Wikimedia Commons

Babajan ka detajuar planin e udhëtimit: “Si do ia dalim? Do të udhëtojmë që më datë 7 nëpërmjet Stambollit ku na pret një tranzit shumë i gjatë e pastaj të udhëtojmë drejt Shqipërisë, të luajmë, të fluturojmë mbrapsht ditën e nesërme dhe një ditë më vonë të luajmë kundër Aktobes. Nuk mund të riskedulojmë të gjitha ndeshjet. Nuk e dinim deri në minutën e fundit dhe shpresonim që të merrnim disa lojtarë për rotacion. Tani kemi lojtarë të rinj, ndaj do të luajnë ata që kemi.”

Ai ka theksuar se Liga e Konferencës është një turne prestigjioz dhe do ta trajtohet me shumë seriozitet. “Gjithsesi, Liga e Konferencës është një turne prestigjioz dhe do ta trajtojmë me shumë seriozitet. Aktualisht vetëm po mendojmë për ndeshjen e parë. Më pas do të shohim se kush do të jetë më i freskët. Ka disa të rinj të cilët po stërviten me ne. Ta shohim, është e vështirë ta parashikosh tani.”

Trajneri ka krahasuar situatën aktuale me vitin e kaluar: “Sa u përket objektivave tanë në Europë, vitin e kaluar ne luajtëm deri në fund. Kishim një ekip me 20 lojtarë. Tani, ne kemi gjysmën, me shumë të rinj. Nuk po vendosim më objektiva të tillë. Thjesht po i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje.”

Rreth ndeshjes me Dinamos, Babajan ka qenë i qartë: “Aktualisht, e vetmja gjë për të cilën mendojmë është të luajmë një ndeshje të mirë ndaj Dinamos, pasi përballemi me një ekip të fortë. Ne po marrim informacione për të aktualisht, pasi kjo ndeshje është prioriteti ynë i parë. Askush nuk ka vendosur objektiva në këtë moment, pasi ne e kuptojmë situatën dhe po mundohemi që të dalim nga situata në të cilën gjendemi”, duke iu referuar krizës financiare në klub.

Burim: BalkanWeb

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme