Pse u bë Arta Gjoni avokate për kuzhinë shqiptare?
Arta Gjoni, emigrantes shqiptare në SHBA, i ndryshoi jetën me kuzhinë së trashëguar nga nëna dhe tani një faqe gatimi në rrjetet sociale
— Arta Gjoni, emigrantes shqiptare në SHBA, i ndryshoi jetën me kuzhinë së trashëguar nga nëna dhe tani një faqe gatimi në rrjetet sociale. E lindur në Rrëshen, Arta u zhvendos në Tiranë për studime në moshën 18-vjeçare. Në vitin 2013 fitoi Lotarinë Amerikane dhe u vendos në New York, ku për afro një dekadë punoi në fushën e avokatisë.
Megjithatë, dëshira për të ruajtur traditat shqiptare e shtyu të hapte një faqe gatimi në rrjetet sociale. Fillimisht publikonte receta të shoqëruara me histori dhe pamje nga qytetet shqiptare, për t’ua prezantuar miqve amerikanë kulturën dhe kuzhinën tonë. Shumë shpejt videot e saj nisën të bëheshin virale, duke krijuar një komunitet të madh ndjekësish që gjenin tek gatimet e saj aromën e shtëpisë dhe kujtimet e fëmijërisë.
Për Artën, gatimi nuk është thjesht një recetë. Çdo pjatë mbart një histori, një kujtim familjar dhe një copëz identiteti shqiptar. Ajo beson se shijet tradicionale janë një pasuri që duhet t’u transmetohet brezave dhe se një tavolinë e ngrohtë bashkon njerëzit më shumë se çdo gjë tjetër.
Edhe pse jeton prej vitesh në SHBA, ajo vazhdon të gatuajë sipas recetave të nënës, me produkte të freskëta dhe metoda tradicionale. “Nuk ka nevojë për receta të ndërlikuara për të bërë një gatim të mirë. Mjafton dashuria, durimi dhe respekti për produktin,” thotë ajo.
Mesazhet që merr çdo ditë janë arsyeja pse vazhdon këtë rrugëtim. Shumë shqiptarë i shkruajnë se videot e saj u kujtojnë nënat, gjyshet dhe sofrat e fëmijërisë, ndërsa amerikanët janë dashuruar me gatimet shqiptare, veçanërisht me byrekun, të cilin Arta ua shërben shpesh në shtëpinë e saj.
Sot, ajo është nënë e tre fëmijëve, jeton e lumtur me familjen në SHBA dhe e konsideron kuzhinën një mision për të mbajtur gjallë traditat shqiptare.
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.