Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Arrestohet në Turqi shtetasi kosovar i kërkuar nga Gjermania

Valmir Berisha u prangos në Izmir, i kërkuar nga autoritetet gjermane për tri vepra penale përmes sistemit të difuzionit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një shtetas nga Kosova, i identifikuar si Valmir Berisha, është arrestuar në Izmir të Turqisë. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale, përkatësisht trafikim të narkotikëve, kërcënim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

Arrestohet në Turqi shtetasi kosovar i kërkuar nga Gjermania
Foto: sinjali.com

Operacioni për kapjen e tij u realizua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në bashkëpunim me Departamentin e Interpolit dhe Europolit, si dhe me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë. Autoritetet bënë të ditur se kërkimi ndërkombëtar ndaj tij ishte aktivizuar përmes sistemit të njohur si difuzion. Deri më tani, organet kompetente turke nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth rrethanave të arrestimit apo procedurave të mëtejshme ligjore që do të ndiqen ndaj tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme