Arrestohet 29-vjeçari për zjarrvënie në Kryekuq që rrezikoi parkun e Divjakës
Policia e Divjakës arrestoi një person të dyshuar se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq, duke rrezikuar pyllin e parkut kombëtar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Njëzet e nëntë vjeçari me inicialet A. M., banues në Divjakë, u kap në flagrancë pranë vatrës së zjarrit dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Divjakë për veprime të mëtejshme procedurale. Ngjarja ndodhi pasi shërbimet e Policisë morën njoftim rreth orës 13:25 për flakët në fshatin Kryekuq, të cilat po përhapej me shpejtësi dhe po rrezikonin djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës.
Forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Si pasojë e këtij incidenti u dogj një sipërfaqe toke e cila ishte e mbjellë me shkurre dhe bimësi të egër.