Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Shqipëria

Arrestohet 26-vjeçari nga Kruja që po transportonte pistoletë për shitje

Një 26-vjeçar është arrestuar te Kthesa e Kamzës në kuadër të operacionit "Price", pasi po transportonte një armë zjarri nga Kruja në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Arrestohet 26-vjeçari nga Kruja që po transportonte pistoletë për shitje
Foto: Foto: javanews.al

KRUJË — Një 26-vjeçar me inicialet N. D., banues në Krujë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se po transportonte një armë zjarri me qëllim shitjen e saj në Tiranë. Operacioni i koduar “Price” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

I riu u vu në pranga në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, ndërsa udhëtonte me automjet. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij. Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast kriminal.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →