Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:35 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Kur arrestohet një 14-vjeçar nga Kosova në Zvicër?

Policia Kantonale e Aargaut e ndaloi të dyshuarin pas një thirrje për një person të panjohur në një banesë

Redaksia ZHURMA 20:10 Përditësuar 16:42 1 min lexim
Kur arrestohet një 14-vjeçar nga Kosova në Zvicër?
FOTO · Foto: Rheinfelden AG 2012-09-09 Mattes Batch (16) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Një 14-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia zvicerane, si i dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, një banor njoftoi policinë se kishte vërejtur një person të panjohur brenda një dhome të banesës së tij, dhe menjëherë u largua në drejtim të Altenburgut, raporton Klankosova.

Menjëherë pas njoftimit, disa patrulla të Policisë Rajonale Wettingen-Limmattal dhe Policisë Kantonale të Aargaut u angazhuan në terren dhe nisën kërkimin për të dyshuarin. Gjatë operacionit të kërkimit, një patrullë e Policisë Kantonale të Aargaut gjeti një person të fshehur në shkurre në rrugën Etzelstrasse. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit policor.

“Personi i ndaluar rezultoi të ishte një 14-vjeçar nga Kosova. Policia Kantonale e Aargaut e arrestoi përkohësisht nën dyshimin për përfshirje në këtë rast. Hetimet do të përcaktojnë nëse i mituri është përgjegjës për tentativën e vjedhjes me thyerje në banesë”, u tha në njoftimin e Policisë Kantonale të Aargaut.

Burim: Ekonomia Online

Komentet