Kronikë e zezë
DIA
Pse u zhvillua operacioni i madh policor në Gjermani?
Policia kontrollon një ish-ndërtesë tregtare dhe arrestoi tre shqiptarë
Redaksia ZHURMA
15:20
Përditësuar 16:42
1 min lexim
Një operacion i madh policor u zhvillua në ‘Spreedorfer Strasse’, shumë afër kufirit çek në qytetin gjerman Ebersbach. Oficerët kontrolluan një ish-ndërtesë tregtare dhe arrestuan tre shqiptarë të moshës 30, 38 dhe 49 vjeç. U sekuestruan sasi të dyshimta kimikatesh dhe pajisjesh për kultivimin e kanabisit, tha zëdhënësi i policisë Stefan Heiduck. Personat me sa duket po planifikonin të ngrinin një plantacion marijuane.
Burim: Syri.net,
— Redaksia ZHURMA