Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestim në Kumanovë: dy gra të përfshira në mashtrim me kredi të shpejta

Pse u arrestuan dy gra nga Kumanova?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

KUMANOVË — Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar sot 22-vjeçaren A.S.D. dhe 34-vjeçaren M.V., të dyja nga Kumanova, nën dyshimin se, duke keqpërdorur të dhënat personale, kanë marrë kredi të shpejta konsumatore në emër të 19 personave dhe kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 10.820.000 denarë.

Arrestim në Kumanovë: dy gra të përfshira në mashtrim me kredi të shpejta
Foto: Ilustrim · US Navy 040218-N-8228R-023 An Italian police officer stands watch as another searches for possible threats (Public domain) / Wikimedia Commons

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se ndaj A.S.D. është ngritur kallëzim penal për veprat penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, ndërsa ndaj M.V. është ngritur kallëzim penal për “ndihmë”.

Sipas hetimeve, e dyshuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të këtij viti, duke vepruar sipas një plani të përgatitur paraprakisht dhe me qëllim që të përfitonte pasuri të kundërligjshme për vete dhe për të dyshuarën e dytë, në 19 raste i kishte mashtruar personat e dëmtuar.

Pa pëlqimin dhe autorizimin e tyre, ajo kishte përdorur të dhënat e tyre personale për të aplikuar për kredi të shpejta konsumatore. Pas miratimit dhe disbursimit të mjeteve, paratë përvetësoheshin në mënyrë të kundërligjshme nga të dyja të dyshuarat.

Sipas MPB-së, e dyshuara e dytë kishte vepruar në bazë të një marrëveshjeje paraprake dhe e kishte ndihmuar të dyshuarën e parë në realizimin e mashtrimit, duke ndërmarrë veprime që kishin mundësuar kryerjen me sukses të veprave penale.

Burim: Almakos, https://almakos.com/kredi-te-shpejta-ne-emer-te-19-personave-arrestohen-dy-gra-nga-kumanova/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme