Arjan Konomi: Top Channel ma pushua pas përplasjes me Edi Rama
Opinionisti pretendon se zv. CEO-ja Steliana e ka suspenduar pasi e ka quajtur Linda Ramën "nepërkë" në Vuno.
Opinionisti Arjan Konomi ka deklaruar në një video të publikuar në rrjete sociale se Top Channel e ka pushuar nga puna pas përplasjes me kryeministrin Edi Ramën, ndodhur në Vuno gjatë muajit gusht. Sipas Konimit, zv. CEO-ja e televizionit, e njohura si Steliana, e ka telefonuar dhe i ka komunikuar se ishte i pushuar për shkak se "ke bullizuar një femër", duke iu referuar Lindës Ramës, të cilën Konomi e kishte quajtur "nepërkë". Steliana shtoi, sipas Konimit, se ai është imazh i Top Channel dhe nuk mund të shprehë bindje politike, duke i thënë që vendimi erdhi sepse ai "nuk e mbyllte buçen". Konomi ka kontestuar versionin e kryeministrit për incidentin, ku Rama e akuzoi se kishte shqetësuar dhe bullizuar bashkëshorten e tij. Përplasja filloi pasi Konomi kritikoi parkimin e automjeteve të eskortës së kryeministrit, situata u tensionua dhe ai u shoqërua në Komisariatin e Himarës.