Jetesa
KOS
Ku u shfaq ariu me të vegjlit në bjeshkët e Deçanit?
Pamjet e publikuara në Facebook tregojnë një ari të shoqëruar me këlyshë afër Grykës së Lloçanit.
Redaksia ZHURMA
18:25
Përditësuar 16:22
1 min lexim
PRISHTINË — Një ari me të vegjlit e saj është parë të mërkurën në zonën rrugës për në bjeshkët e Deçanit, afër Grykës së Lloçanit. Pamjet janë publikuar nga faqja lokale "Deçani" në Facebook, ku shihen kafshët duke lëvizur në një zonë malore të rrethuar me natyrë të pasur dhe të paprekur.
"Një dëshmi se sa e gjallë dhe e pasur është natyra e bjeshkëve tona", thuhet në përshkrimin e postimit. Rastet e shfaqjes së ariut në zonat malore të Kosovës janë raportuar edhe më herët, veçanërisht gjatë periudhave kur kafshët zbresin më afër rrugëve dhe vendbanimeve në kërkim të ushqimit.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA