Arben Berisha merr drejtimin e LDK-së në Obiliq
Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar Arben Berishën në krye të degës në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar Arben Berishën si koordinator të degës së kësaj partie në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit. Vendimi është marrë përmes një dokumenti të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ilir Ferati.
Berishës i janë deleguar kompetenca të plota për organizimin, drejtimin dhe menaxhimin e strukturave partiake në këtë komunë. Përgjegjësitë e tij përfshijnë gjithashtu administrimin e aseteve, dokumentacionit, mjeteve të komunikimit publik dhe rrjeteve sociale të degës.
Të gjitha strukturat organizative në këtë qytet janë obliguar që të bashkëpunojnë me koordinatorin e ri dhe të respektojnë kompetencat e tij. Autorizimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të mbetet i vlefshëm deri në përfundimin e procesit të rregullt zgjedhor në Kuvendin e Degës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar