Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e IA-së në armë biologjike

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka zbuluar dhe ndërprerë raste të përdorimit të modelit të saj Claude për zhvillimin e armëve biologjike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe ndërprerë disa raste ku modeli i saj Claude ishte përdorur në mënyra që mund të ndihmonin në zhvillimin e armëve biologjike. Sipas raportit të kompanisë, studiuesit kishin anashkaluar kontrollet e vendosura dhe ishin përpjekur të maskonin qëllimin e kërkimeve të tyre.

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e IA-së në armë biologjike
Foto: ata.gov.al

Anthropic thekson se i njëjti informacion shkencor mund të përdoret si për qëllime të rrezikshme, ashtu edhe për qëllime të dobishme, si zhvillimi i vaksinave. Për këtë arsye, zbulimi i keqpërdorimit është veçanërisht i vështirë. Kompania ka bllokuar përdoruesit e dyshuar dhe ka përmirësuar sistemet e sigurisë, ndërsa ngjarja ka rritur shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale të avancuar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme