Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:35 Familja Manati nga Lushnja identifikuar pas zjarrit në Jacksonville; GoFundMe merr 89 m…03:31 Sheradin Berisha: Kosova duhet të shkojë nga një në 5–7 zona zgjedhore03:25 Kryeministri britanik Burnham shkruan Kurti: MB e para që njohu Kosovën03:21 Brian Austin Green rrëfen betejën neurologjike dhe rikuperimin e gjatë03:16 Vuçiç kundërshton marrëveshjen e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci03:11 Mahmutaj: Berisha merr mundësi të udhëtojë në SHBA, e quan mjeshtër manipulimi03:07 Ministria e Mbrojtjes: 8 zjarre në 24 orë, pesë mbeten aktive; ndërhyrje helikopteresh03:01 Agim Ademi pjesë e takimit të UEFA-s në Monako për të ardhmen e qeverisjes së futbollit02:57 Brikena Selmani e beson kujdesin e fytyrës studio Eli’s Beauty Care në Mitrovicë02:50 Kosova në syrin e shqiponjës
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa DIA

Pse u ngjit Ansambli Kombëtar në skenën e Londrës?

Ansambli performon si një trupë e vetme artistike në qendër të Londrës, duke ndërthur trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri

Redaksia ZHURMA 10:11 Përditësuar 17:28 1 min lexim
Pse u ngjit Ansambli Kombëtar në skenën e Londrës?
FOTO · Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ansambli Kombëtar u ngjit në skenën e Show Theatre, në zemër të Londrës, në një mbrëmje të veçantë që ndërthuri trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri.
“Për herë të parë në historinë e tij 70-vjeçare, Ansambli performon si një trupë e vetme artistike në qendër të Londrës, në një skenë prestigjioze. Është një moment krenarie jo vetëm për Ansamblin, por për të gjithë kulturën shqiptare”, tha Sokol Marsi.
Produksioni “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, një veprë etno-muzikore dhe teatrore, ndërthuri historinë, poezinë, muzikën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në një rrëfim artistik me identitet të fortë kombëtar.
Aktiviteti, që pati jehonë në komunitetin shqiptar dhe atë britanik në Londër, u organizua nga Empowered Women of Diaspora.
“Misioni ynë shkon përtej fuqizimit të grave. Duam të krijojmë ura lidhëse mes komuniteteve, institucioneve dhe vendeve, përmes kulturës, arsimit dhe diplomacisë kulturore”, tha Ensuita Këputa.
“Ky është një aktivitet madhështor që feston diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, sepse pavarësisht dallimeve, jemi një. Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është i përfaqësuar gjithmonë dhe shihet pozitivisht kudo”, tha kryebashkiaku i Borough-it të Camden në Londër, Eddie Hanson.
Një dimension të veçantë artistike i dha interpretimi i autorit dhe aktorit britaniko-kosovar Robert Wilton, në rolin e Lord Bajronit, si dhe prezenca e kryebashkiakut Eddie Hanson.
Publiku ndoqi me vëmendje çdo moment të shfaqjes në teatrin që u mbush jo vetëm me shqiptarë, por edhe me të huaj.
“E kemi vizituar Shqipërinë dhe na ka tërhequr muzika. Ndaj vendosëm të vinim sonte në këtë shfaqje, kaluam shumë bukur”, u shpreh një qytetare.
Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/kulture/ansambli-kombetar-ngjitet-ne-skenen-e-londres-i573281
— Redaksia ZHURMA

Komentet