Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse Andonovski paralajmëron ndërtimin e qendër kombëtare të të dhënave?

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski po siguron lokacionin dhe modelin financiar për projektin që do të shërbejë si bazë për renë qeveritare, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale në Maqedoni

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Maqedoni do të ndërtohet qendër kombëtare e të dhënave, thotë Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për TVM2. Sipas tij, tashmë është përgatitur edhe studimi i fizibilitetit, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një objekt ku do të vendosen serverët, por për një infrastrukturë kyçe shtetërore mbi të cilën do të mbështetet zhvillimi digjital i vendit.

Pse Andonovski paralajmëron ndërtimin e qendër kombëtare të të dhënave?
Foto: Стефан Андоновски / Wikimedia Commons

Andonovski theksoi se nëse rrugët i lidhin qytetet, qendra e të dhënave i lidh institucionet. Në vend që çdo institucion të ketë hapësirat e veta për serverë me nivele të ndryshme sigurie, shteti do të ketë një vend të vetëm modern, me nivel të lartë mbrojtjeje dhe efikasitet energjetik, prej nga do të ofrohen shërbimet digjitale për 20-30 vitet e ardhshme.

Burim: Almakos, https://almakos.com/andonovski-ne-maqedoni-do-te-ndertohet-qender-kombetare-e-te-dhenave/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme