Aleanca për Shqiptarët: Arsimi në gjuhën shqipe nuk negociohet
Reagon Aleanca për Shqiptarët ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, ku sipas partisë ai pretendoi se Kushtetuta parasheh arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por jo në atë universitar. Gjatë seancës, deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe, i kërkoi kryeministrit të tregojë se cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, por nuk mori përgjigje.
Nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se një qëndrim i tillë përbën një përpjekje për të vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Partia kujton se pika 6.2 e Marrëveshjes së Ohrit parasheh financimin shtetëror të arsimit universitar në gjuhët që fliten nga të paktën 20 për qind e popullsisë, ndërsa universitetet në gjuhën shqipe kanë nxjerrë mijëra kuadro për më shumë se dy dekada.
Gjithashtu, ASH thekson se vetëm pak javë më parë kryeministri kishte deklaruar se e drejta e arsimit të lartë në gjuhën amtare është e padiskutueshme. Partia ngre shqetësimin edhe për pamundësinë e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale t'i japing tërësisht në gjuhën shqipe, duke kërkuar sqarim publik, zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mbrojtjen e kësaj të drejte mbi interesat partiake.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


