Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës me 62 vota pro.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetarja e re e Parlamentit të Kosovës. Propozimi për zgjedhjen e saj mori 62 vota pro, ndërkohë që 16 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan.
Pas zgjedhjes në krye të Kuvendit, ajo u ul në ulëse dhe mbajti një fjalim të shkurtër për të vazhduar më pas me rrjedhën e seancës. Gjatë fjalës së saj, ajo falënderoi kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, si dhe të gjithë deputetët për mbështetjen e dhënë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 9 shtator Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës · ky artikull
- 6 tetor Kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për Auditorin e Përgjithshëm
- 7 tetor Albulena Haxhiu uron presidenten Justina Shiroka-Pula pas procesit të vështirë
- 17 tetor Albulena Haxhiu lëshoi 29 dekrete për shtetësinë e Kosovës
- 27 tetor Albulena Haxhiu zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
- 27 tetor Afrim Gashi priti në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu