Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Albion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian?

Venezia fitoi 4-2 kundër Dolomiti Bellunesi në miqësor

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ylli i Kosovës Albion Rrahmani e ka tundur menjëherë rrjetën në debutim për skuadrën italiane Venezia. Rrahmani shënoi në miqësoren kundër Dolomiti Bellunesi, në të cilën Venezia fitoi me rezultat 4-2. Pas një aksioni të shpejtë, Rrahmani me një goditje më të fortë me të djathtën realizoi për ta vulosur fitoren e Venezias (88’). Kësisoj, Rrahmani tashmë e ka mësuar ndjenjën e golit me klubin e ri kurse muajin e ardhshëm do të provojë ta bëjë këtë në një nga ligat më të forta në botë, Serie A.

Albion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian?
Foto: Ilustrim · Mbombela Stadium crowd leaving (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/albion-rrahmani-shenon-gol-ne-debutim-per-venezian/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 20 korrik Albion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian? · ky artikull
  2. 12 tetor Albion Rrahmani aktivizohet në minutat e fundit gjatë humbjes së radhës
  3. 15 tetor Serie A mahnitet me aftësitë e Albion Rrahmanit në fushë
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme