Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Prokuroria Specializuar ka paraqitur pretendimet se Hashim Thaçi ka udhëzuar dëshmitarët dhe bashkëakuzuarit për të ndryshuar deklaratat.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjatë seancës së deklaratave përfundimtare për çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka shfaqur pretendime për përpjekje të ndërhyrjes në procesin gjyqësor. Ajo ka theksuar se bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Thaçi tentoi të pengonte procedurën përballë akuzave të rënda dhe rrezikut të dënimit afatgjatë.

Akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët
Video · YouTube ↗

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve u siguran materiale të shumta dhe incizime që dëshmojnë përpjekjet për ndërhyrje. West ka pretenduar se janë formuar grupe të vogla me të bashkëakuzuarit, të cilët kanë pasur njohuri për dëshmitarët, ndërsa Thaçi u ka dhënë udhëzime se çfarë duhej thënë ose shmangur. Në mesin e pretendimeve u përmend edhe rasti i udhëzimeve ndaj Hajredin Kuçit për korrigjimin e deklaratave, si dhe orientime rreth hierarkisë së UÇK-së.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme