Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Aktivistët protestojnë para Kuvendit për rastin e Arlinda Zekajt

Aktivistët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale para Kuvendit, ndërsa Komisioni Hetimor shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Aktivistët feministë janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rastit të saj. Gjatë këtij aksioni, protestuesit aktivizuan alarme përmes altoparlantëve në oborrin e institucionit dhe shkruan mesazhin «Drejtësi për Arlindën!» në hyrjen kryesore, duke u zhvendosur më pas edhe te hyrja e pasme e shfrytëzuar nga anëtarët e komisioneve.

Aktivistët protestojnë para Kuvendit për rastin e Arlinda Zekajt
Foto: rtv21.tv
Video · Facebook ↗

Protesta u zhvillua në kohën kur Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlindës u mbledh për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse para dhe pas tragjedisë. Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin dëshmitë e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, përfshirë Toska Gegën, Durim Kelmendin, Shpat Morinën dhe Shpresa Lukajn.

Komisioni vendosi që dëshmia e menaxheres së rastit në QPS, Toskë Gega, të mbahet me dyer të mbyllura pas kërkesës së saj për të mbrojtur ndjeshmërinë e rastit dhe të dhënat që lidhen me një të mitur. Aktivistët kanë kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet të lartë dhe të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme