Aktakuzë në Prizren ndaj tre personave për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të kanabisit, armëmbajtje pa leje dhe dhënie ndihme pas kryerjes së veprës penale.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
PRIZREN — Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për tri vepra penale, pas zbulimit të një laboratori të pajisur për prodhimin e narkotikëve në një shtëpi me qira. Sipas organit të akuzës, për të pandehurit I.M. dhe M.M. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kultivuar bimën kanabis sativa nga një periudhë e pavërtetuar e deri më 2 prill 2026, ku I.M. ka financuar veprimtarinë kurse M.M. është marrë me instalimin dhe mbjelljen.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit më 2 prill 2026 në shtëpinë e përdorur për këtë qëllim, autoritetet kanë zbuluar pajisje për ndriçim, ngrohje dhe ventilim, preparate, pompa si dhe gjithsej 706 vazo për kultivimin e bimëve, nga të cilat 450 u gjetën brenda ndërtesës dhe 256 të tjera në një automjet në oborr. Të dy personat akuzohen gjithashtu për armëmbajtje pa leje, pasi në shtëpinë e I.M. u gjetën 27 fishekë, ndërsa te M.M. u sekuestrua një pistoletë e konvertuar me dy fishekë. Ndërkaq, i pandehuri K.S. akuzohet se më 31 mars dhe 1 prill 2026 ka ndihmuar në asgjësimin e bimëve duke i bartur me automjetin e tij drejt një deponie, ku më vonë u gjetën mbetje të djegura. Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë pas shqyrtimit gjyqësor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



