Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:55 Mbreti Charles konfirmon se Harry dhe Meghan nuk kanë detyra mbretërore05:49 BDI akuzon përjashtim në stipendionet "Shpresë Sportive", shqiptarët vetëm 7,51%05:47 Aksident në aksin Gramsh–Cërrik, motor godet këmbësore dhe largohet05:44 Tabaku akuzon Ramën për dy leje ndërtimi mbi të njëjtën tokë në Vlorë05:43 Gjesti dënohet me 2 vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë05:40 Fatmir Spahiu reagkon pas kritikës së Ben Blushit për kinematografinë05:25 Hoti propozon Shala për kryetar të LDK-së dhe Bajrami kandidat për kryeministër05:23 Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturë për kryetar të LDK-së nëse ka garë të hapur05:12 Arif Ejupi publikon ese nostalgjike "Përpellac i lashtësisë"04:55 Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Aksidentet e verës mbingarkojnë Intensivën e QKUK-së — 46 viktima këtë vit

46 viktima të reja në komunikacion për këtë vit

Redaksia ZHURMA 03:54 Përditësuar 16:06 1 min lexim
Aksidentet e verës mbingarkojnë Intensivën e QKUK-së — 46 viktima këtë vit
FOTO · Ilustrim · Elbasan, Albania – Hospital 2018 02 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Një varg aksidentesh në trafik vazhdojnë t'i mbingarkojnë rëndë kapacitetet trajtuese në klinikat emergjente dhe intensive në Qendrën Klinike Universitare. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Një aksident i fundit në magjistralen Prishtinë-Pejë, me fatalitet për një 20 vjeçar, ngasës i motoçikletës, rrit në 46 numrin e viktimave në komunikacion për këtë vit. Numri i madh i aksidenteve në komunikacion dhe fluksi i urgjencave mjekësore gjatë sezonit veror ka mbingarkuar kapacitetet e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare.

“Në Stacionin Intensiv është stacion multimodal, ku përveç politraumave trajtohen edhe pacientët e tjerë të cilët kanë nevojë për mbështetje të jetës, çka nënkupton me respirator, me barna, të cilat nuk mundem me u ofrua në nëpër nëpër reparte ose nëpër klinika të tjera”, tha Ismet Jusufi, drejtor i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

Rritja e madhe e numrit të automjeteve në rrugë gjatë muajve të verës, sipas ekspertëve të komunikacionit, rrit ndjeshëm edhe rrezikun për aksidente, prandaj kërkohet kujdes maksimal nga shoferët. “Këtë sezon, në të cilin jemi fut veç, drejtuesit e automjeteve duhet patjetër të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes, meqëse shpejtësia është një nga elementet e faktorit njeri 95% që shkakton aksidentet me fatalitet edhe me dëme edhe lëndime trupore”, tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Përballë kësaj situate, institucionet shëndetësore dhe ekspertët e komunikacionit bëjnë thirrje për kujdes maksimal në rrugë, duke theksuar se vetëdijësimi i ngasësve mbetet kyç për parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve.

Burim: Epoka e Re, https://www.epokaere.com/2026/07/23/aksidentet-mbingarkojne-klinikat-emergjente-dhe-intensive-ne-qkuk/
— Redaksia ZHURMA

Komentet