Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident në Shkodër: Humb jetën 17-vjeçari dhe plagoset 28-vjeçari

Një automjet është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona në fshatin Golem.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 17-vjeçari, ndërsa personi tjetër, shtetasi E. N., 28 vjeç, është plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Aksident në Shkodër: Humb jetën 17-vjeçari dhe plagoset 28-vjeçari
Foto: botasot.info

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme