Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Aksident në Novobërdë, katër persona të lënduar

Policia jep detaje, dy vetura përfshihen në aksident

Redaksia ZHURMA 18:59 Përditësuar 18:08 1 min lexim
Aksident në Novobërdë, katër persona të lënduar?
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— PRISHTINË — Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Paravollë të komunës së Novobërdës, ku janë përfshirë dy vetura. Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së parë.

Sipas tij, të lënduarit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

— Burim: Sinjali, https://sinjali.com/aksident-ne-novoberde-kater-persona-te-lenduar-pas-perplasjes-se-dy-veturave/ — Redaksia ZHURMA

Komentet